Në 2018 u krijoi ideja e faqes Harkaik për tu konkretizuar më pas në 2019, si një hapësirë ku të zënë vend rreshta shkrimesh vetjake.
Një përpjekje eseistike për të folur një psikoanalizë shqip, me dëshirën për të lidhur nyje kuptimi mes psikologjisë, artit dhe letërsinë.
Shkrimet e fundit
Të flasësh apo të mos flasësh për dhimbjen?
Rastësisht, këto ditë pashë një video ku dikush shprehet se si disa njerëzve nuk ju shërben të flasin për dhimbjen apo të qëndrojnë e thellohen tek ajo. Po ashtu ky person thoshte se nuk është vërtetuar shkencërisht ... Lexo më tepër
Titujt e Vetmisë dhe Teknologjia
Në një pasdite fill pas rënies së diellit, dëgjoj në sfond një violinë të largët dhe kujtoj shprehjen e Lacan-it të mbetur në mendje prej ditësh: E vetmja gjë që është "shkruar efektivisht" në qenien që flet është vetmia. ... Lexo më tepër
Kur buzët tona flasin së bashku
"Kur buzët tona flasin së bashku" është një kapitull në librin "Ce Sexe qui n'en est pas un" të Luce Irigaray. Do thoja se ngjan ne një leter dashurie. Duke e përshtatur në shqip, po përmbledh disa copza të ... Lexo më tepër
Sintaksa tjetër e Kënaqësisë së Gruas.
Luce Irigaray është psikanaliste, feministe dhe filozofe franceze. Për herë të parë e kam përfshirë teorinë e saj në një ligjëratë timen mbi gruan dhe marrëdhënien e saj me veten dhe familjen. Aty shtjellova ilustrimin e saj ... Lexo më tepër
Një histori psikoterapie
Një nga nevojat që është e pranishme tek secili prej nesh është nevoja që dikush të na mbajë dhe të dijë çtë bëje me gjërat që ne derdhim tek ai ose ajo. Ky proces është i përshkruar nga Bion, ai përdori termat container dhe the ... Lexo më tepër
Simptoma, e vërteta dhe interpretimi
Simptomat mund të jenë shtysa që i bën shumë njerëz të fillojnë terapi. Disa prej tyre janë të lidhura me humorin, të ndjerit të trishtuar dhe me humorin e ulët, konfuzionin, zemërimin dhe vështirësinë në shprehjen ose ... Lexo më tepër
Ëndërrimtar apo Pragmatist?
Në parathënien e librit të tij Promises, Promises: Essays on Psychoanalysis and Literature Adam Phillips sjell një krahasim kurjoz rreth dy tipologjive të njerëzve që shkojnë në terapi. Ky libër i përbërë me esse që ndërlidhin ... Lexo më tepër
Disa mekanizma mbrojtës: Mohimi, Represioni
Mohimi Për të shmangur përjetimet e pakëndshme, qysh prej foshnjërise, ne jemi përpjekur për t'i refuzuar ato. Mohimi është brenda secilit prej nesh si një nga reagimet e para ndaj çdo katastrofe. Kur ne marrim një lajme të ... Lexo më tepër
Mekanizmat mbrojtës psikologjik, çfarë janë?
Nëse do të kuptosh më shumë rreth personalitetit tënd apo të dikujt tjetër, sidomos në qasjen që jep psikanaliza, do të ndeshësh një term shumë të rëndësishëm të quajtuar mekanizëm mbrojtës. Tipi i personalitetit varet shumë nga ... Lexo më tepër
Ankthi: një hap më tej
Gjatë bisedave të përditshme, ankthi sa vjen dhe është një përshkrues i shpeshtë i afektit të shumë njerëzve. Përshkrimet e përjetimeve përfshijnë: kam ankth, më merret fryma, më duket sikur do më bie të fikët, më rreh zemra fort ose; ... Lexo më tepër
I varrosur i gjallë
Pamja e rrëzimi të ndërtesës së Teatrit Kombëtar preku secilin prej nesh, vetëdijen tonë personale e kolektive, por më së shumti mesiguri ka ndalur me peshë në pavetëdije. Aq më tepër kjo "prekje" delikate e përdhunshme ndjehet nga ... Lexo më tepër
Hapësira potenciale
Muajt e fundit dhe ato që priten të vijnë, zënë vend në fantazinë tonë si një periudhë sureale dhe e panjohur më parë. Lëvizja e njerëzve është reduktuar nga të qënit aktiv në qytet në të qënit aktiv brenda qytetit por larg tij, ... Lexo më tepër
Psikoterapi
Nëse dëshironi të lini një takim për psikoterapi apo një konsultë psikologjike mund ta bëni këtë gjë duke kontaktuar me telefon apo email
00355 685745529
klodjanagjika@harkaik.com
Ose përmes formës kontaktuese në faqen Psikologe Psikoterapiste.