Në 2018 u krijoi ideja e faqes Harkaik për tu konkretizuar më pas në 2019, si një hapësirë ku të zënë vend rreshta shkrimesh vetjake.

Një përpjekje eseistike për të folur një psikoanalizë shqip, me dëshirën për të lidhur nyje kuptimi mes psikologjisë, artit dhe letërsinë.

Klodjana Gjika

MSc. në Psikologji Klinike dhe B.A. në Psikologji,
Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Ajo është terapiste nën supervizim për Psikoterapine Psikonanalitike specializuar nga Universiteti “Sigmund Freud” Vjenë (SFU), Instituti për “Psikoanalizën dhe Psikoterapine” e Aplikuar) – Insbruk (IAP) dhe Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë (SHSHP).

Anëtare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë (SHSHP)
Anëtare e Shoqatës “Analiza e Grupit në Shqipëri” (GAA)

Aplikon psikoterapinë psikanalitike dhe psikodinamike për të rritur.

Lindur në vitin 1990, vit i cili shënon një epokë të re për vendin e lindjes, pikë kalimtare e të shkuarës së errët dhe të ardhmes së lirë. Thirrja e pare për lirinë personale ishte shkenca dhe arit, studimi i psikës njerëzore në degën e psikologjise, si fillim, dhe me pas specializimi në psikoterapinë psikoanalitike. Dashuria e menjëhershme me psikoanalizën e drejtuan kërkimin e saj të mëtejshëm drejt botëkuptimit të paraqitur nga Freud, Klein, Winnicott, Lacan, Bion, etj.

Lexuese me një dëshirë të hershme për shkrimin dhe poezinë. Përdoruese e lapsit për të ravijëzuar portrete njerezore që përshkruajnë habinë, hamendjen, kurozitetin për qënien njerëzore, ndjenjat, mendimet, thellësitë me të tejme të tij.

Pin It on Pinterest