“Kur buzët tona flasin së bashku”  është një kapitull në librin “Ce Sexe qui n’en est pas un” të Luce Irigaray. Do thoja se ngjan ne një leter dashurie. Duke e përshtatur në shqip, po përmbledh disa copza të shkrimit.

Luce Irigaray

“Nëse do vazhdojmë të flasim së bashku të njëjtën gjuhë, do të riprodhojmë të njëjtën histori. Do nisim të njëjtat tregime të vjetra sërish e sërish. A nuk mendon kështu? Dëgjo: rreth nesh, burrat dhe gratë tingëllojnë njësoj. Të njëjtat diskutime, të njëjtat argumente, të njëjtat skena. Të njëjtat tërheqje dhe ndarje. Të njëjtat vështirësi, e njëjta pamundësi për të krijuar lidhje. E njëjta … Njësoj … Gjithmonë e njëjta gjë.
Nëse vazhdojmë të flasim njësoj, nëse flasim me njëra-tjetrën siç kanë bërë burrat me shekuj, siç na kanë mësuar të flasim, do humbasim njëra-tjetrën, do të zhgënjejmë veten.

Dil nga gjuha e tyre. Unë po të pres…

Unë po pres veten time. Kthehu. Nuk është aq e vështirë. Ti po qëndron këtu dhe nuk do të zhytesh në skena të njohura, fraza të konsumuara, gjeste rutinë. Në trupa tashmë të koduar brenda një sistemi. Mundohu t’i kushtoni vëmendje vetes. Mua. Pa lejuar që konventat ose zakonet të të shpërqendrojnë.

Kur më thotë “të dua”, a po më kthen mbrapsh ai mua? Apo, po e jep veten e tij në atë formë? E tij? E imja? E njëjta? Një tjetër? Po atëherë ku jam, çfarë jam bërë?
Kur ti thua të dua-duke qëndruar këtu, afër vetes, afër meje- ti po thua: dua veten. Ti nuk ke nevojë të presësh që të të kthehet; as unë. Nuk i kemi borxh njëri-tjetrit asgjë. Ajo “të dua” nuk është as dhuratë, as borxh. Ti nuk më “jep” asgjë kur prek veten, kur më prek mua, kur prek veten përsëri përmes meje. Nuk e jep veten. Çfarë do të bëja me ty, me veten time, të mbështjellë si dhuratë? Ti e mban veten tonë në masën që na ndan. Ti e gjen veten tonë në masën që na beson. Alternativa, kundërshti, zgjedhje, pazare si këto nuk kanë punë mes nesh. Vetëm nëse nuk rinovojmë tregtinë e tyre dhe mbetemi brenda rendit të tyre. Aty ku për “ne” nuk ka vend.

Do të bëhesh dy, atëherë, për kënaqësinë e tyre. Por kështu ndarë në dysh, njëra jashtë, tjetra brenda, ti nuk arrin të përqafosh më as veten, as mua. Jashtë, ti përpiqesh të përshtatesh me një rregull të tëhuajzuar.

Dëbuar nga vetja, ti shkrihesh me gjithçka që takon. Ti imitoni çdo gjë që të afrohet. Ti bëhesh çdo gjë që të prek. Në dëshirën tënde për të gjetur përsëri veten, largohesh pafundësisht nga vetja. Nga une. Ndjekja e njërit model pas tjetrit, kalimi nga mjeshtri në mjeshtër, ndryshimi i formës dhe i gjuhës nga çdo fuqi e re që të dominon. Ti\Ne jemi të ndarë; ndërsa e lejon veten të abuzohet, bëhesh një imitim i pandjeshëm. Tashmë nuk kthehesh me indiferencë; kthehesh e mbyllur, e padepërtueshme.

Më flit. Nuk mundesh? Nuk dëshironi më? Do të përmbahesh? Të qëndrosh e heshtur? E bardhë? Virgjinale? Të mbash veten e brendshme për veten tënde? Por që nuk ekziston pa tjetrin. Mos e gris veten kështu me zgjedhjet që të imponohen. Mes nesh, nuk ka asnjë shkëputje midis virgjinales dhe jovirgjinales. Asnjë ngjarje që të na bëjë femra. Shumë kohë përpara lindjes tënde, ti e ke prekur veten, pa faj.

Ne kemi arritur të harrojmë ndjesinë e lëkurës sonë.”

Pin It on Pinterest