Ilustrim nga Monica Barengo

Simptomat mund të jenë shtysa që i bën shumë njerëz të fillojnë terapi. Disa prej tyre janë të lidhura me humorin, të ndjerit të trishtuar dhe me humorin e ulët, konfuzionin, zemërimin dhe vështirësinë në shprehjen ose mosshprehjen e tij. Vetminë, vështirësinë për të përjetuar kontakt me njerëzit, frikra të vazhdueshme, ndjenjat e fajit, turpit, lodhjen. Probleme me gjumin, të ushqyerin, varësinë. Ndryshime në jetën seksuale, vështirësi në marrëdhënie, shqetësime fizike të cilat nuk kanë një arsye mjekësore, mendime vetvrasje etj.

 

A mundesh të identifikosh tek vetja simptomat e tua? Bëhet me e lehtë nëse ato janë bërë penguese në mirëqënien tënde të përditshme.

 

Sipas psikanalizës simptomat janë anomali trupore ose të sjelljes që shkaktohen nga rikthimi i asaj që është shtypur brenda nesh. Sipas Frojdit një simptimë është një shënjë dhe një zëvëndësim, i një kënaqësie instiktuale e cila ka mbetur e pezulluar, ajo është rrjedhojë e procesit të shtypjes. Shpesh simptomat na varfërojnë enegjinë mendore, duke ulur vitalitetin dhe realizimin e detyrave të jetës.

Shume njerëz frikësohen nga simptomat e tyre, duke dashur t’i largojnë sa më parë. Disa të tjerë ndjejnë se duke qenë se kanë ketë shfaqje trupore apo të sjelljes janë të dobet emocionalisht ose mendërisht. Të tjerë mundet që të qëndrojnë aq gjatë pa kërkuar ndihmë pikërisht prej kësaj ndjenje. Por pasi kuptojnë se nuk janë të vetmit që ndjehen kështu bëhet me të qetë dhe më pak kritik ndaj vetes.

Shpesh në seanca të para por dhe në momentë kur ndjej që pacientet që hyjnë në analizë me mua jane të ngarkuar dhe të frikësuar nga simptomat e tyre, i ftoj ato t’i shohin ato si një dhuratë që vetja ju bën atyre për t’i kthyer sytë nga ajo, për të kuptuar që diçka e rëndësishme po ndodh brenda tyre.

“Çdo simptomë paraqet një të VËRTETË potenciale të cilën ne besojmë që për momentin nuk mund ta tolerojmë” thotë Grotstain.

Shpesh bëhet e vështire që ti, vetëm, t’i tolerioshi të Vertetat e tua të brendshme. Këtu qëndron një nga pikat kyçe se si ndihmon psikoterapia. Kur një psikoterapist-e e interpreton këtë të Vërtetë për ne, duke përdorur masën dhe kohën e duhur, ne përjtojme lehtësim.

Kjo sugjeron që e Verteta e paraqitur në interpretimin e terpistit-tes është diçka për të cilën ne kemi patur një parandjenjë por nuk mund ta përballonim vetëm, ajo mund të jetë me e përballueshme kur vjen nga dikush më të cilin ne kemi një marrëdhënie unike varësie: që mund të jetë idealisht një nënë ose terapisti-ja, por gjithahtu babai, një moter ose vëlla, shoqe-shoku, partneri etj.

Kjo aftësi e jona e rigjetur për ta toleruar të Vërtetën pas interpretimit (të cilën ne nuk e kishim para se të mbërrinte interpretimi) sugjeron se interpretimi përmban më shumë sesa thjesht saktësinë ose rëndësinë njohëse dhe mesazhin emocional të artikuluar me të. Elementi që mungon është ajo që transferohet në marrëdhënin terapeutike, një transferencë e rishqyrtuar në një mënyrë të re – mbajtja (containment) si transferencë.

Ilustim nga OWEN GENT

Këtu do ndalem në procesin e MBAJTJES. Çfarë do të thotë dhe si ndodh që MBAJTJA bën diferencën në marrësheniet tuaja, përfshirë dhe atë terapeutike.

Një foshnje e ka të rëndësishme për zhvillimin e saj që nëna t’i MBAJË emcioniet e saj (foshnjes): frikën, trishtimin, frustirimin, zemërimin etj. Me rëndësi është se çfarë bën nëna me ndjenjat që hidhen tek ajo nga foshnja. Kjo përvojë duhet të kthehet në benefit të të dyjave dhe të mos dëmtojë asnjërën palë. Dëmtimi mund të jetë psh:

-Dëmtimi i foshnjes kur nëna nuk e toleron dot përjetimin e ndjenës që foshnja hedh tek ajo dhe e refuzon ose e injoron ate, ose
-dëmtohet vetë nëna duke rënë pre e ankthit si rezultat i brendësimit të ndjenjës së foshnjës (përjetimin e ndjenjës si të sajën).

Këto përjetime të hershme brenda secilit prej nesh në fëmijëri shfaqen si pengesë në momentin kur ne duhet të krijojmë kontakt me veten tonë, me ndjenjat tona. Hapësira e terapisë (apo çdo marrëdhënie domethënese për ne) mund të bëhet vendi ku ne kalojmë momentët e ngecjeve të hershme në zhvillimin tonë.

 

MBAJTJA EMOCIONALE në një marrëdhenie ndodh kur dy persona jane të varur nga njeri-tjetri për përfitime të përbashkëta pa e dëmtuar njëri-tjetrin.
Kështu duke ndjekur simptomat për të kuptuar të Vertetat tona, dhe duke u ndjerë të sigurtë në mënyrën si MBAHEN ato nga një person tjetër mundet që të na riaftësojnë në përballimi e shqetësimeve në vazhdim.

 

Pin It on Pinterest