Nëse do të kuptosh më shumë rreth personalitetit tënd apo të dikujt tjetër, sidomos në qasjen që jep psikanaliza, do të ndeshësh një term shumë të rëndësishëm të quajtuar mekanizëm mbrojtës. Tipi i personalitetit varet shumë nga mbrojtjet që secili person përdor.

Historia e këtij termi të përdorur nga Freud, vjen nga një metaforë ushtarake. Ngjashmë me strategjitë komplekse të luftës ku duhet të mbrohesh dhe të sulmosh, ngjashëm vepron dhe psika jonë. Ndërsa do të flas për mekanizmat mbrojtës do theksoj pikërisht dinamikat më të rëndësishme psikike që secili nga ne përdor për tu mbrojtur.

Po nga se mbrohemi?

Një person që përdor një mekanizëm mbrojtës përpiqet që ne mënyrë të pavetëdijshme të realizojë një nga këto dy pika:
-shmangien ose menaxhimin e ndjenjave që janë kërcënuese ose të fuqishme, psh ankthin por po aq dhe hidhërimin, turpin, zilinë dërrmues.
-dhe mbrojtjen e vetë-vlerësimit.

Mekanimat mbrojtës fillojnë të formohen në mënyrë të shëndetshme, dhe disa prej tyre vazhdojnë të jetë të tilla përgjatë jetës. Por ka dhe shumë prej tyre të cilat kthehen problematike. Një nga vlerat e terapisë qëndron në dobësimin ose thyerjen e këtyre mekanizmave mbojtës të keqformuar. Secili prej nesh ka një model të tij të mënyrës së mbrojtjes që shkon bashkë me stilin unik të aftësive të përshtatjes. Nuk mund të jesh dhe aq i vetëdijshëm për përdorimin e tyre, pasi janë formuar qysh prej fëmijërisë, por secili personalitet normal ose jo i ka të pranishme. Më së shumti përdoren në kohë stresi, me qëllim zvogëlimin e përjetimeve emocionale negative.

Mbrojtjet që përdoren ndahen në mbrojtje parësore dhe dytësore.
Mekanizmat mbrojtës parësorë janë ato me primitivët dhe përfshijnë kufinjtë mes vetes dhe botës së jashtme. Ato që quhen dytësore janë më maturë dhe të përparuara dhe kanë të bëjnë me kufinjtë e brendshëm, sic janë kufinjtë mes ego, superegos dhe idi. Njerëzit që përdorin më së shumti mbrojtjen primare kanë një nivel personaliteti më problematik se sa ata që përdorin mekanizmat dytësor. Ne videot-materialet në vazhdim do të përshkruaj disa prej mekanizmave më të rëndësishmë të të dyja kategorive.

Disa nga mekanizmat mbrojtës që ne pëdorim janë: Mohimi, represioni, terheqja në vetvete, somatizimi, izolimi i afektit, idealizimi, regresioni, projektimi, identifikimi, sublimimi etj.

 

Referenca: Nancy McWilliams, Psychoanalytic Diagnosis

Pin It on Pinterest