Marguerite Zorach 1956

Pikturë e Marguerite Zorach, 1956

Gur më gur të rrëmores së kanionit
të dheut që harkohet prej detit Jon
dhimbja zbërthehet
si gjimbajtësja e një femre.

Liria asnjëherë nuk ka kuptim të drejtëpërdrejtë!

Këmbët gur më gur puthiten
aty ku çastesisht uji ka merë
dhimbja zbërthehet
e ngjyhet si ngjyrë në ndjenjë.

Ku shqisat përthyhen si drita
në një lupë miti të dhimbjes
pa rregulla në gjuhë.
Kullon në mashkullor, thyej në femëror!

Reveri në gur!

Në një kanion të tharë gur mbi gur
mendohen mendime ndjehen ndjenja
gurë të mprehtë si prej vështrimi
të sheshtë ndër zgavra dëshirimi.

Me muskuj të gjatë distancash t’mëdha
q’prej natyres së këmbës,
aq sa lëvizin ashte skeleti
me natyrë të kundër-ëndrrës.

Ska rregulla gur më gur të një reverie në kanion.
Si mund të besosh se zaten, përdoret gjuha
si mjet për te ngjitja e të shkuarit më thellë!
Në gurët e një kanioni të merë!

Pin It on Pinterest