Ilustrim: Alessandro Gottardo

Një nga nevojat që është e pranishme tek secili prej nesh është nevoja që dikush të na mbajë dhe të dijë çtë bëje me gjërat që ne derdhim tek ai ose ajo. Ky proces është i përshkruar nga Bion, ai përdori termat container dhe the contained. Një shembull për ketë është se si p.sh. kur përjeton zemërim fëmija, nëna ose e mban zemërimin e tij\saj dhe ja kthen të përpunuar, ose në rastet më të këqija ajo përjeton ankth të lartë duke mos e përballuar ose ja refuzon atij\asaj këtë ndjesi. Nga kjo përvojë secili prej nesh krijon procese të brendshme që ndikojnë në marrëdhenien me veten dhe të tjerët me pas.

Për të ilustruar ndikimin e kësaj përvoje të hershme dhe se si ajo na ndikon në jetën e mëvonshme do të paraqes një histori psikoterapeutike të një pacientje të Hanna Segal.

Ajo tregon:

“Pacientja ime E ishte e vështirë dhe e brishtë. Ndonjëherë ajo dukej aq e mbrojtur dhe e ashpër me të tjerët sa asgjë nuk mund ta arrinte; herë të tjera ajo do të rrëzohej dhe do të ndjente se po shpërbëhej nën provokime në dukje të vogla. Ajo gjithashtu vuante nga bllokime të mëdha mendore. Shpesh e konsideronte veten si të mangët mendërisht.

 

Ajo erdhi në një seancë shumë e shqetësuar, sepse në punë e kishin qortuar lehtë për mungesën e saj të vëmendjen. Shefi i saj i kishte thënë se ajo ishte aq e preokupuar sa ndonjëherë dukej sikur nuk kishte vend në mendjen e saj për asgjë të lidhur me punën e saj. Më pas ajo shtoi, shumë e pikëlluar, se e njëjta gjë ndodhte me fëmijët e saj. Kur ajo po kujdesej për vogëlushin e saj, ai u ngjit në shkallë dhe ra, dhe dukej sikur ajo nuk ishte aty, sikur, “sipas fjalëve të shefit tim”, tha ajo, “nuk kishte vend për të në mendjen e saj”. Ajo gjithashtu nuk mund të shpenzojë shumë kohë duke luajtur me ta ose ndjen se ata e mbingarkojnë.

 

Ne shpesh kemi parë brenda saj se sa e persekutuar ndihet nga çdo kërkesë kur ajo tërhiqet në vete. Në seancën tjetër ajo u ankua me hidhërim për mungesën e parkimit pranë dhomës sime të konsultës. Tha gjithashtu se ishte shumë e preokupuar me humbjen e peshës time së fundmi. Ajo mendoi se isha e sëmurë nga zemra. Më vonë u duk se ajo kishte frikë të më thoshte ndonjë gjë të dhimbshme ose tronditëse, sepse mund të pësoja një atak në zemër. Kjo ishte në kontrast me pikëpamjen e saj të zakonshme se unë isha plotësisht e paprekshme.

 

Ajo më tha se e vlerësonte këtë pikëpamje për mua si të paprekshme dhe ishte e vetmja gjë që e bëri të mundur analizën e saj, pasi nuk më ndjente mua aq të brishtë sa nëna e saj.

 

Por pa dëshirë ajo u pajtua me komentin tim se kjo paprekshmëri totale do të thoshte për të se, të fliste me mua ishte si të godisje kokën pas një muri, sikur të mos kisha vend parkimi në mendjen time për të marrë dhe ndjerë asgjë rreth shqetësimeve të saj.
Megjithatë, asaj iu desh të ruante idenë e paprekshmërisë sime, sepse alternativa ishte që nëse do të arrinte në zemrën time, unë do të shembesha dhe kjo mund të më vriste.

 

Më dukej se pjesa më e madhe e asaj që ajo po fliste në seancat e mëparshme – ndryshimet e saj midis gjendjeve të ngurtësisë ekstreme, kolapsit dhe shpërbërjes totale persekutuese, ishte një identifikim me një nënë të përjetuar si narcisiste, e paaftë për të përballuar kërkesat, kritikat ose agresionin dhe në të njëjtën kohë një nënë jashtëzakonisht vulnerabël. Ishte veçanërisht fajin, mendoi pacientja ime, që nëna e saj nuk mund të duronte dhe dështimi si analiste me të është çka ajo mendon se unë nuk mund ta duroj, e megjithatë është pikërisht kjo çka ajo më shkakton pa mëshirë. Nëse nuk do të isha e paprekshëm, padyshim që do të rrëzohesha dhe do të vdisja.

 

Në seancën tjetër ajo erdhi shumë herët dhe i ra ziles gabim (pacientët supozohet t’i bien ziles dy herë). Kur ajo hyri në dhomën e terapisë, ajo ndjeu ankth prej të qenit kaq ndërhyrëse, duke qenë pacientja e parë në mëngjes dhe duke i rënë ziles gabimisht, por jo aq e shqetësuar sa ishte në të kaluarën. Dhe ajo tha, me shumë kënaqësi, se duke ardhur herët gjeti shumë vend për të parkuar. Më dukej se analizat e ditëve të mëparshme i kishin dhënë njëfarë ndjesie se mund t’i jepja vend parkimi ndërhyrjeve të saj pa e refuzuar dhe pa u rrëzuar. (Ajo në fakt mund të jetë jashtëzakonisht ndërhyrëse.) E, në materialin e saj, tregon përvojën e saj si fëmijë, por gjithashtu ajo është identifikuar me nënën e saj dhe tregon gjendjen shpirtërore të një nëne të paaftë për të toleruar projeksionet e foshnjës.”

Pin It on Pinterest