Mohimi

Për të shmangur përjetimet e pakëndshme, qysh prej foshnjërise, ne jemi përpjekur për t’i refuzuar ato. Mohimi është brenda secilit prej nesh si një nga reagimet e para ndaj çdo katastrofe.

Kur ne marrim një lajme të keq dhe të rënde, reagimi i parë është “Jo, nuk ka mundësi.” Ky reagim është një proces shumë i hershëm me rrënjë në egocentirizmin e fëmijës i cili përjetohet kështu: “nëse nuk e pranoj diçka, atëherë ajo nuk ka ndodhur”.
Nëse je një person që shpesh thua dhe këmbëngul që çdo gjë është mirë dhe se do të shohësh më të mirën atëhere me shumë gjasë ti përdor mohimin si mekanizëm mbrojtës.
Me raste, shumica prej nesh e përdor mohimin, me qëllim që ta bëjë jetën më pak të pakëndshme. Një person që ndjehet i lënduar në një situatë por që e sheh të rrezikshme që të qajë apo ta shfaqë mënyrën si ndjehet, atëherë ka gjasë që ta mohojë ndjenjën e lëndimit.

Por mohimi kthehet problematik kur sjell dëm për ne. P.sh një grua që refuzon të bejë kontrollin e gjirit pasi ka frikë nga përgjigjia injoron kështu mundësinë e kancerit duke përdorur mohimin. Apo dikush që mohon se partneri abuzues është i rrezikshëm, i alkolizuar, këmbëngul se ai nuk ka probleme serioze. Mund të kete dhe nivele pak më të maturuara të mohimit sic është psh, një person i cili të braktis apo që refuzon në të vërtetë mund t’ju dëshirojë por ka frikë nga angazhimi.

Një nga psikopatologjitë më tipike që përdor mohimin është mania. Në gjendjen maniakale, njerëzit mohojnë në një nivel të lartë limitet e tyre fizikë, nevojën për gjumë, dobësitë e tyre etj. Pranima e një mohimi të pamodifikuar dhe primitiv është një shenjë serioze për tu shqetësuar.

Represioni

Represioni ose ndryshe më shqip shtypja, është një nga mekanizmat kryefjalë të psikanalizës dhe të hulumtimeve të Freudit. Ashtu siç na thotë dhe Nancy Mcëilliams represioni motivohet nga të harruarit dhe injorimi. Freud na thotë se esenca e represionin qëndron thjesht në “largimin e diçkaje, mbajtjen e saj në distancë, larg vetëdijës.” Nëse ne përjetojmë një gjendje të brendshme apo të jashme tepër shqetësuese apo konfuze atëherë, menjëherë do të dërgohet në pavetëdije. Ky proces mund të ndodhë për një përjetim të plotë, për ndjesi të lidhura më një përjetim, apo fantazi dhe dëshira të lidhura me të.

Frojdi e pa ndërhyrjen e represionit tek përjetimet traumatike si përdhunimi ose torura që viktima nuk arrin ta kujtojë. Reagimet post-truamtike janë të lidhura më konceptin e represionit. Në raste të tilla, një person e ka të pamundur të kujtojë me dëshirë disa ngjarje të tmerrshmë dhe kërcënuese për jetën por trazohet nga flashbackes intruzive, një fenomen që Frojdi do ta quante “rikthimi i të represuarit: : the return of the repressed.

Por represioni përdoret dhe për ide pak më të përgjithshme se sa trauma. Psh ai shihet si një mënyrë që fëmija përballet me zhvillimin normal në reagimet e tij rreth dëshirave të frikshme: psh dëshira për të patur për vete njërin prind dhe për të shkatërruar tjetrin. Këto dëshira dërgohen në pavetëdije.

Frojdi jep një shembull të përditshmërisë tonë ku thotë se harrimi i emrave mund jetë i lidhur me represionin. Psh kur dikush harron emrin e dikujt pasi ai ka ndjenja negative ndaj këtij personi.

Represioni bëhet problematik kur:
-Dështon në punen e tij për të mbajtur larg vetëdijes identë shqetësuese në mënyrë që të vazhdohet me jetën normale në realitet.
-kur pengon disa aspekte pozitive të jetës
-dhe kur ndërhyn në përjashtimin e disa mënyrave më të sukseshme të përshtatjes.

Represioni është lidhur shpesh me njerëzit që kanë persoanlitet histerik dhe me shfaqjen e ankthit.

Mbyllja në vetvete

Sa shpesh e gjen veten të mbyllesh në vetvete?
Zmbrapsja nga jeta sociale dhe nga ajo që të rrethon, në drejtim të vetes është një sjellje që një i rrituri e bën në situata të caktuara. Kjo i ka fillesat në foshnjëri ku foshnja pasi ndjehet i mbingarkuar dhe i shqetësuar, fle gjumë. Disa fëmijë që janë më të ndjeshëm se të tjerë preferojnë të mbyllen në vetvete.

Personat me prirje për tu tërhequr në vete zhvillojnë një fantazi të brendshme të pasur dhe e trajtojnë botën e jashtme si problematike dhe të varfër në ndjesi.

Marrëdhënia me prindërit apo kujdestarët e hershëm ndikon në formimin e mëtejshëm të këtij mekanizmi në fëmijëri. Psh. një person që mbyllet në vetvete mund të ketë patur një prind emocionalisht ndërhyrës dhe intruziv, ose neglizhenca dhe izolimi në fëmijëri mund të kenë ushqyer regaimin e mbylljes në vetvete, duke e lënë fëmijën të varur nga ajo që ai vetë kupton për situatën.

Kur ka një mbështetje të vazhdueshmë në këtë mekanizmë, fëmija mundet që në të ardhmen të zhvillojë një stil personaliteti skizoid.

Problematike në këtë mekanizëm është se e largon personin nga një pjesmarrje aktive në zhgjidhjen e problemeve interpersonale (me të tjerët). P.sh. në marrëdhëniet në çift, personat që kanë partnerë me personalitet skizoid e vuajnë shumë se pse ai ose ajo nuk shfaq ndonjë reagim emocional. Pra njerëz të tillë e kanë të vështirë të qëndrojnë me tjetrin në një nivel ndjesor.

Ajo që duhet theksuar është se mbyllja në vetvete si një strategji mbrojtëse i jep personave që e përdorin njëlloj arratisje nga realiteti. Por ata bëhen kështu tepër të ndjeshëm, dhe kanë një perceptim të lartë të ndjenjave të të tjerëve.

Izolimi i afektit

Që të mund të përballojnë ankthin dhe gjendjet emocionale të dhimbshme njerëzit izolojnë ndjenjat nga mendimet.
Ne të gjithë njohim persona të cilët pretendojnë se nuk kanë ndonjë ndjejnë rreth disa gjerave ndaj të cilave të gjithë ne të tjerët kemi ndjesi të forta. Madje disa e quajnë këtë “aftësi” një vlerë dhe e idealizojnë mundësinë e të shprehurit vetem shqetësime racionale.

Kur dikush ka si mekanizëm primar izolimin, duke mbivlerësuar të menduarin dhe nënvlerësuar ndjenjat, struktura e karakterit të tij ose të saj mund të jetë obsesiv/e.

Somatizimi

Somatizimi është një proces me anë të cilit gjendja emocionale shprehet fizikisht. Reagimet tona të hershme ndaj streseve të jetës janë somatike, dhe shumë prej këtyre reagimeve qëndrojnë themelore në mënyrën tonë të të reaguarit. Njerëzit që somatizojnë karakterizohen nga aleksitimia ose ndryshe të mos paturit fjalë rreth afektit të tyre (mënyra si ndjehen).

Kur fëmijët nuk ndihmohen nga prindërit që t’i shprehin ndjenjat e tyre me fjalë, ato do të priren që të kenë ose gjendje trupore të rraskapitur (sëmundje) ose shfaqin sjellje të caktuara. Somatizimi është i lidhur me atashimin e pasigurtë dhe me histori të traumave në fëmijëri. Gjithshtu është e lidhur me frikrat e fëmijërisë dhe një sens të vetës të paintegruar mirë.

Kur jeta bëhet e vështirë për tu përballuar, sistemi ynë imunitar mund të “thyhet”. Shumë prej nesh mund të jemi sëmurë gjatë një periudhë të ngarkuar emocionale. Por për disa njerëz kjo është kthyer një pjesë e personaliteti të tyre, ku shfaqin ankesa të ndryshme shqetësimesh fizike si dhimbje koke, dhimbje stomaku, dhe të tjera më serioze.

Referenca: Nancy McWilliams, Psychoanalytic Diagnosis

 

Pin It on Pinterest