
Pikture e Dorothea Tanning
Prej ngjizjes deri dikah nga fundi
gjejmë ç’dimë nën vringëllimin
e gojës, syve, hundës,
Jemi vete barku, vete kemi trupin,
Jemi marrëveshje e afri
ritregojme të shkuarën, unë e ti
Ndër sy të vagullt
që gjallojnë melankoli.
Sy të epshët, të përtuar,
të perflaktë, në dëshirë a uri.
Ku ti je unë
e unë jam ti.
Me zë kah pa-dija, ulur
kundruall unë e ti,
Ti bën me mua, atë që të frigon
se unë do të të bëj ty.